April 14, 2021

Dorëheqja e tretë për shkak të skandalit rreth blerjes së maskave

Shpërndaje lajmin

Një anëtar me ndikim i koalicionit gjerman në pushtet, Unioni Social Kristian Bavarez (CSU), Alfred Sauter, dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat e partisë sot, njofton e përditshmja “Augsburger Allgemeine”.

Prokurorët janë duke hetuar Sauter për akuzat se ai ka marrë ryshfet për të ndihmuar nga ana tjetër të sigurojë kontrata të prokurimit publik për maska gjatë pandemisë së virusit korona. Ai mohon akuzat, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.

Sauter është politikani i tretë konservator që jep dorëheqjen për shkak të skandaleve për blerjen e maskave në Gjermani.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *