Dorëhiqet guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, Putin e mban me ‘zor’ në post

Shpërndaje lajmin

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë u përpoq të jepte dorëheqje nga posti i saj pas agresionit në Ukrainë, por presidenti Vladimir Putin i tha asaj se duhej të qëndronte dhe se nuk e pranon largimin.
Elvira Nabiullina u nominua për një mandat të ri pesëvjeçar javën e kaluar pavarësisht kërkesës së saj për t’u larguar.
Duke u thirrur në burime të sigurta, Bloomberg shkruan se largimi i saj tani do të shihej si një tradhti ndaj presidentit rus. Ajo ka punuar së bashku me Putinin për gati dy dekada.
58-vjeçarja nuk ka komentuar publikisht riemërimin e saj dhe nuk i është përgjigjur pretendimeve të Bloombergut.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.