Shpërndaje lajmin

Në nëntor, një hulumtim i realizuar nga SRF kishte ardhur në përfundimin se në Shtëpinë e religjioneve në Bernë  ishin realizuar martesa të detyruara.
Në atë kohë, Memeti kishte thënë për Tages-Anzeiger: “Nuk e njohim personin që thuhet se ka bërë martesat e detyruara dhe ata nuk kanë pasur asnjëherë asnjë funksion në xhaminë tonë”.
Imami i shoqatës myslimane në Bernë, hoxha i njohur në komunitetin shqiptar dhe më gjerë, Mustafë Memeti tani ka njoftuar  dorëheqjen e tij për në fund të prillit, transmeton albinfo.ch.
Imami Mustafa Memeti në një deklaratë të tij lidhur me këtë rast shkruan se merr përgjegjësinë për “mungesën e organizimit”. Martesat nuk kontrolloheshin gjithmonë me kujdesin që nevojitet për raste të tilla, ka shkruar ai. Më tutje, imami i përshkruan martesat e detyruara si një krim të urryer dhe të rëndë.
Në nëntor qe bërë e ditur se martesat fetare ishin realizuar në Shtëpinë e religjioneve në Bernë pa u pas bërë martesat civile të mëparshme, përcjell albinfo.ch. Kjo është në kundërshtim me ligjin, në Zvicër.
Imami Memeti qe bërë i njohur në opinionin zviceran para sa vitesh qe zgjedhur si “Personalitet i Vitit” nga gazeta e madhe zvicerane “Tages Anzeiger”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *