January 18, 2022

“Dorëzohet” Bjellorusia, liron nga burgu gazetarin kritik

Shpërndaje lajmin

Bjellorusia ka liruar nga burgu gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega. Gazetari i cili u arrestuar në avion është lënë tashmë në “arrest shtëpie”, ka konfirmuar babai i tij për BBC.

Roman Protasevich u mor në paraburgim i akuzuar për  nxitje së trazirave. Bashkë me të, pas urdhrit të Aleksandër Lukashenko për të devijuar fluturimin e avionit Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk u arrestua edhe e dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega. Edhe për këtë të fundit është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Arrestimi i tyre solli reagime të ashpra. BE vendosi sanksione ndaj ndaj Bjellorusisë. Duket se Bjellorusia është “dorëzuar” pas presioneve të shumta dhe ka nxjerrë gazetarin nga qelia. g.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *