“Drejtësia e Beratit” në Vetting/ Nga prokurori i dehur tek gjyqtarët me biznese

Share

Vetingu po konsiderohet si procesi që iu nxjerr “ të palarat” gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Skandaleve në aspektin profesional dhe atë pasuror nuk ju kanë shpëtuar as gjyqtarët dhe prokurorët e Beratit.

Disa prej tyre janë denoncuar nga mediat, por sërish nuk ju ka hyrë “gjemb në këmbë”.

Një prej prokurorëve të Beratit është denoncuar se  ka shkuar në gjendje të dehur në një seancë gjyqësore, ndërsa në një tjetër seancë nuk ka respektuar solemnitetin në paraqitjen fizike të veshjes.

I njëjti është denoncuar po nga mediat se në vitin 2016, me argumentin se në bashkëpunim me gjykatën iu kishin dhënë lirinë, dy shtetasve të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërsa togat e zeza, sipas të dhënave të ILDKPLKI-së, rezultojnë “të mbytur në pasuri”.

Në Gjykatën e Beratit ka gjyqtarë që vetëm me një pagë blejnë shtëpi në Tiranës, gjyqtarë që kanë biznese të produkteve farmaceutike apo bar-kafe si dhe gjyqtarë që japin para me fajde, një veprim ky i kundërligjshëm,

Sipas ligjit dhënia e parave me fajde thënë ndryshe, me interes jashtë sistemit bankar, është i paligjshëm.

Deri më tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka “ngrënë disa koka” të njerëzve të drejtësisë në Berat.

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Agron Vavla u shkarkua pas procesit të rivlerësimit kalimtar, ndërsa KPK i gjeti atij probleme me pasurinë.

Një tjetër gjyqtar për t’i shpëtuar zgjodhi të jepte dorëheqjen.

Në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se gjyqtari Kostika Çobanaqi paraqiti dorëheqjen nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi u njoh me rezultatet e hetimit administrativ një vjeçar të kryer në kuadër të procesit të vetingut.

Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit të prokurorit të Beratit, Ermir Beta.

Ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen nga detyra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KPK-në më 6 prill 2018.

Më poshtë po sjellim shkrimet mbi pasurinë dhe aspektin professional të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Beratit, bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së si dhe në denoncimet në media./CNA.al

Skandalet e drejtësisë në Vetting/ Prokurori i dehur në seancë dhe me veshje joetike

Me pesë vite eksperiencë “kap” KLGJ/ Gjyqtarja me një pagë, me apartament në Dajt

KLD refuzoi ta ndëshkonte/ Gjyqtarja me bar kafe dhe tregti produktesh farmaceutike

Nga pasuria tek bëmat e fushatës elektorale/ Gjyqtarja në krah të kryeministrit Rama

I hoqi dënimet kryebashkiakut socialist/ Gjyqtari jep para me fajde

Paditi Ina Ramën dhe Bamir Topin/ Prokurori i dyshuar për pasurinë

Nga tjetërsimi i bregdetit në Spille tek Admir Thanza/ Dosjet e hetuar nga prokurori që ndryshoi emrin


Share

Komente