Drejtori i Emergjencave: E prisnim që të kishte dëme nga reshjet, por jo kaq shumë

Shpërndaje lajmin

Drejtori i Gatishmërisë dhe Emergjencave, Robert Hysenllari deklaroi se ishte e ditur fakti që vendi do të përfshihej nga moti i keq dhe se do të kishte dëme nga reshjet.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, nuk mund të llogaritej sesa do të ishin dëmet oër shkak të reshjeve.
“Kjo situatë ka qenë e njohur, e ditur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, për arsye se ne marrim të dhëna nga Instituti i Gjeoshkencave. Situatën e kishim të pritshme, që do kishim këto reshje shiu, në të dhëna të përafërta dhe jo në të dhënat ekzakte, pasi anjëherë nuk mund të përcaktojmë sesa reshje shiu do të bien.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mori masat dhe njoftoi strukturat për të rritur gatishmërinë e tyre dhe për të marrë masa në pastrimin e pikave kyçce, që mund të kishin bllokim të kanaleve, ose në pjesët ku janë urat. Kjo është e paparashikueshme. Ka fatkeqësi që mund të paralajmërojnë, por edhe fatkeqësi që nuk mund të paralajmërojnë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *