September 25, 2021

Drejtori i Mbrojtjes Civile për aksidentin tragjik: Në autobus kishte edhe fëmijë

Shpërndaje lajmin

Të paktën 10 persona humbën jetën nga aksidenti i regjistruar ditën e sotme në Brod të Kroacisë, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 45 , 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë

Drejtori i Emergjencës Civile Damir Trut, ka dhënë detaje të reja të aksidentit fatal ku u përfshi autobusi me targa të Kosovës, i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Lexo edhe: Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga: 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar

Në një komunikim për mediat ai u shpreh se në autobus ndodheshin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, njëri-prej të cilëve ka humbur jetën.

Lexo edhe: “Më i rëndi që kam parë”, 10 viktima në autobusin e Kosovës, mjeku: 45 të plagosur, 8 rëndë

“Në autobus kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë. Nënë pasagjerë dhe një nga shoferët kanë humbur jetën. Deri më tani 44 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë dhe po presin të marrin trajtim mjekësor”, tha ai duke konfirmuar se në autobus kishte edhe fëmijë.

Sipas 24sata.hr autobusi i cili po udhëtonte me emigrantë të cilët po ktheheshin nga Frankfurti në Prishtinë kishte ndaluar për të pushuar rreth gjysmë orë para se të ndodhte aksidenti dhe se në autobus ishin dy shoferë të cilët janë shkëmbyer me njëri-tjetrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lodhja e shoferit./abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *