Drejtorja e AKSHI-t prezanton 7 ndryshime thelbësore për reformimin e Kadastrës

0
Shpërndaje lajmin

Drejtorja e AKSHI-t, Linda Karçanaj, prezantoi shtatë ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur për reformimin e Kadastrës”.
Në prezantimin e reformës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ajo deklaroi sot se, “historia e pronësisë në Shqipëri ka qenë plaga më e madhe e këtyre 30 viteve të tranzicionit dhe shtetit shqiptar”.
AKarçanaj përmendi  7 punët kryesore që sollën këtë transformim në atë që ajo e cilësoi si, “bankën e pronave të Shqipërisë, Kadastrën”.
Së pari, u shpreh Karçanaj, “kemi përmirësuar ndjeshëm teknologjinë dhe kemi përmirësuar të 74 shërbimet elektronike të Kadastrës në portalin e-Albania. Është implementuar plotësisht radha “first-in, first-out”. Them plotësisht sepse ka qenë e implementuar dhe më parë, por ishte ndryshe radha e qytetarëve që aplikonin në e-Albania  dhe ndryshe radha e noterëve në një sistem tjetër. Që do të thotë i jepej prioritet noterëve. Qytetari nuk aplikonte vetë, sepse e dinte që po të shkonte tek noteri do trajtohej më shpejt. Tani është e njëjta radhë”.
Së dyti, vijoi Karçanaj, “kemi shmangur abuzimin e zyrtarëve të Kadastrës, të cilët shtynin pa fund procesimin e aplikimit, nën pretekstin që po bënin akt-verifikimin. Ka qenë totalisht jashtë sistemit akt-verifikimi, nuk kuptonte njeri se ç’bëhej. Kërkohej një dokument, një tjetër, një tjetër dhe pastaj vazhdohej me aplikimet e radhës për interesat e tyre. tashmë çdo gjë është e monitorueshme në sistem dhe nuk ka shans t’i kërkohen qytetarit, gjëra kot të panevojshme”.
“Së treti, kemi implementuar shërbimin e përshpejtuar, “fast-track-un”. Ai që ka një hall me kadastrën paguan shërbimin dhe e merr në kohë rekord. Por, ajo që është e rëndësishme këtu është që lekët nuk shkojnë në xhepat e sekserëve, as të zyrtarëve të korruptuar, por shkojnë në buxhet dhe ripërdoren për modernizimin, ripërdoren për përmirësimin e proceseve të punës, për ndryshimin e infrastrukturës, e cila është tërësisht e re dhe ka sjellë vërtetë përshpejtim të proceseve të punës”, nënvizoi Karçanaj.
“Së katërti, u unifikua më në fund sistemi. Ishte sistemi i parë, sistemi i vjetër, sistemi i ri. Shumë sisteme në Kadastër. Tani ka një sistem të unifikuar, të integruar, sistemi multifunksional. Është e pamundur të bësh ndërhyrje të paautorizuara në regjistrin e pronës”, tha Karçanaj.
“Së pesti, dhe për këtë janë dëshmitarë të gjithë, nuk ka më vula me bojë në Kadastër. Ky ndryshim që ëhstë lehtësim, por në radhë të parë është siguri, tregon që institucioni është përshtatur proceseve dixhitale të punës duke rritur transparencën, por edhe efikasitetin. Tani jemi në fazën që kushdo aplikon në e-Albania dhe pastaj merr dokumentin me vulë elektronike, me nënshkrim elektronik”, shtoi ajo.
“Së gjashti, dhe për këtë jemi vërtetë krenarë, transaksionet e të dhënave të pronës, të bankës më të rëndësishme tani ruhen në teknologjinë block-chain. Kjo teknologji bën të mundur që të kemi tashmë një regjistër të përhershëm. këtij regjistri çdo ndryshim që i bëhet, njoftohet në kohë reale qytetari nëpërmjet e-Albanias dhe nuk do t’i lëvizet më as presja. Së shpejti teknologjinë block-chain do ta aplikojmë edhe në arkivat dixhitale, të cilat rriten çdo ditë. Teknologjia block-chain, i ak vënë vulën e sigurisë, por edhe të besueshmërisë, çështjes së pronave në Shqipëri”, theksoi Karçanaj.
Së shtati, vijoi Karçanaj, “pjesa më e madhe e proceseve të punës së ASHK-së, tashmë janë të ri-inxhinierizuara dhe sistemi është përshtatur me këtë ri-inxhinierizim. Nuk do të ketë më shefa zonash, që ndajnë aplikimet, është sistemi shef i zonës. E ndan sistemi në varësi të fluksit, në varësi të llojit të aplikimit, ku e çon aplikimin e radhës”.
LEXONI GJITHASHTU:

Berisha për video-skandalin e Gjicit: 500 mijë euro gjobë për të mos e dhënë filmin
Rama: Kadastra, dje makinë që grinte prona, nga 3 korriku diçka komplet tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *