Drejtuesi i NASA-s urdhëron shkencëtarët që të studiojnë UFO-t

Shpërndaje lajmin

Drejtuesi më i lartë i NASA është duke u dhënë direktiva shkencëtarëve të agjencisë që të hetojnë objekte të paidentifikuara fluturuese. Hapi vjen një muaj pasi Bill Nelson është caktuar në krye të agjencisë.

Nelson, ish-senatori i Florida-s që fluturoi me anijen Space Shuttle Columbia, thotë se nuk ka ende prova që jashtëtokësorët mund ta kenë vizituar tokën, ndërsa shtoi për CNN: “Mendoj se do ta dija po të kishte ndodhur.”

Por, ndërsa Pentagoni përgatitet të lëshojë një raport shumë të pritur rreth UFO-ve që nuk përjashton origjinën jashtëtokësore për disa raste ushtarake të profilit të lartë, Nelson pajtohet që mundësia mbetet e hapur.

“Ne nuk e dimë nëse është jashtëtokësore. Ne nuk e dimë nëse është një armik. Ne nuk e dimë nëse është një fenomen optik,” tha Nelson për CNN për pamjet e pazakonta të filmuara nga pilotët e Marinës.

“Ne nuk mendojmë [është një fenomen optik] për shkak të karakteristikave që përshkruanin ata pilotë avionësh të Marinës … Dhe kështu që fundja, edhe ne duam ta dimë,” tha ai. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *