Drita fiton edhe në Podgoricë, kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku e pret Feyenord

Shpërndaje lajmin

Drita ka shënuar fitore ndaj Deçiçit edhe në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës me rezultat 1-0.

Ndeshja e parë po ashtu ishte mbyllur në favor të skuadrës tonë me rezultat 2-1.

Të besuarit e Ardian Nuhiut, kontrolluan tempon e lojës duke mos i lejuar shumë hapësira në mbrojtje kundërshtarit në 45 minutat e para.

Edhe në pjesën e dytë Drita ishte më e mirë, duke konfirmuar vendosmërinë që të kalojë tutje.

Goli i fitores erdhi në minutën e 83-të të ndeshjes, kur mbrojtësi Ardian Cuculi shënoi për 1-0.

Deri në fund Drita kishte raste tjera nga kundërsulmet që të rriste epërsinë, por fati nuk ishte me ta.

Me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 Drita kalon tutje ku e pret gjiganti holandez, Feyenord në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *