Droga me avionë nga Divjaka drejt Italisë; arrestohet ish-agjenti i antidrogës pjesë e grupit të trafikut (Emri)

Share

Ish-agjenti i antidrogës, Marenglen Ymeraj 40 vjeç, është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi dyshohet për trafikun e drogës me avion nga Divjaka drejt Italisë. Ngjarja për të cilën ai akuzohet, është rrëzimi i avionit të pilotit italian Giorgio Riformato në Divjakë.

Ymeraj u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Ymeraj ka punuar si agjent i SHKB në Gjirokastër dhe agjent i antidrogës në Fier, ndërsa akuzohet si personi i implikuar në trafikimin e mbi 460 kg lëndë narkotike marjuanë. 

Ymeraj ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij në vitin 2012, pak kohë para se të zbulohej rrjeti i trafikut, që çonte drogë nga Divjaka në drejtim të Italisë.

Lidhur me këtë grup të trafikut të drogës është dënuar dhe piloti italian Giorgoi Riformato, avioni i të cilit dyshohet se ngeli në bregdetin e Divjakës si pasojë e një defekti.

Nga hetimet ka rezultuar se organizator i këtij trafiku ka qenë shtetasi Sajmir Bajrami dhe dy paketuesit e lëndës narkotike Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa. Ndërkohë për bashkëpunëtorët e pilotit Riformato, shtetasit Sajmir Bajrami, Marenglen Ymeraj, Kristjan Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe për Orgest Bilbilin, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dha në total dënimin me 47 vite burg.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton Policia e Fierit.

Njoftimi i Policisë: 

Një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë. Strukturat e DVP Fier, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprën pénale “Trafikimi i narkotikëve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Kr imet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja sipas Prokurorisë, 6 vite më parë

Në datën 10.05.2014, mbi bazën e ngjarjes së ndodhur në plazhin e Divjakës ku u gjet një avion i vogël me regjistrim “I-GRMP, tip “Piper” dhe në pjesën e pyllit përballë vendit ku e gjet avioni u sekuestruan 94 kg lëndë narkotike e në vijim sasia prej 211.8 kg në automjetin tip ‘Mitsubishi’ të drejtuar prej Sajmir Bajramit, u regjistrua procedimi penal në ngarkim të shtetasve Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami.

Në vijim të hetimeve u identifikuan dhe bashkëpunëtorë të tjerë të pandehurve Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami. Për këtë arsye në datën 20.05.2014, në regjistrin e njoftimit të veprave penale u regjistruan emrat e shtetasve Kristjan Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili, të dyshuar për veprën penale. Në datën 23.05.2014 është regjistruar edhe emri i personit nën hetim Marenglen Ymeraj, ish-punonjës policie, baxhanaku i Sajmir Bajramit, i cili kishte organizuar trafikun e lëndës narkotike.

Të gjithë personat e pandehur kishin patur role të ndara në tentativën e trafikut të drogës me avion, ndërsa pika lidhëse mes tyre ishte shtetasi Sajmir Bajrami, i cili jetonte prej vitesh në Itali.


Share

Komente