Drogimi dhe dhunimi i 28-vjeçares, reagon policia: U arrestua i dashuri dhe 4 shokët

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e vajzës e cila është mbajtur peng për një javë dhe dhunuar barbarisht nga i dashuri i saj Gleard Gushollit.
Përmes një deklarate për media, policia bën me dije se menjëherë pas njoftimit të rastit, është shpallur në kërkim dhe është arrestuar 31-vjeçari. Gjithashtu bëhet me dije se janë arrestuar dhe 4 shokë të 31 vjeçarit, respektivisht shtetasit B. N., dhe A. Sh, për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit B. K., dhe E. K.
“28-vjeçarja është paraqitur për ndihmë në shërbimet e emergjencës mjekësore me datë 15.04.2023, ku është njoftuar dhe Policia, dhe me marrjen e këtij informacioni, Komisariati i Policisë Nr. 2 ka reaguar menjëherë me profesionalizëm për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin G. G., 31 vjeç, i cili është arrestuar pak orë pas shpalljes në kërkim.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *