Dronët rusë bien mbi Lviv, banorët e qytetit perëndimor vajtojnë të humburit

0
Shpërndaje lajmin

Pjesë të një droni rus ranë në një fshat në rrethinat e qytetit të Lvivit, në perëndim të Ukrainës, pasi u lokalizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Pjesët që ranë në tokë shkaktuan përfshirjen nga flakët të 4 kamionëve, që u vunë nën kontroll me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Autoritetet thanë se askush nuk mbeti i lënduar.
Banorët e Lvivit po vajtojnë ende humbjen e 7 personave që mbetën të vrarë të mërkurën nga një sulm rus. Mes viktimave ishte edhe një vjazë 7-vjeçare, pjesë e familjes Bazileviç.
“Ne nuk e prisnim këtë, mendonim se ata do të ishin mirë dhe se do të dilnin nga banesa. Ishte një familje intelektualësh.” –thotë një banor.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje të artilerive që sulmonin forcat e armatosura ukrainase në zonën kufitare të rajonit rus të Kurskut.
Ukraina i dha jetë sulmit surprizë në Kursk më 6 gusht, duke deklaruar se ishte pjesë e një strategjie për të ngadalësuar avancimin rus në rajonin e Donjeckut, ne lindje të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:

Sulmi me raketa në Lviv, shkon në 10 numri i të vdekurve
Rusia bombardon Lvivin, 7 viktima në qytetin perëndimor të Ukrainës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *