Dua Lipa do të mbajë koncert virtual, biletat janë në shitje edhe për Prishtinë dhe vendet e rajonit

Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, deri më tani ka korrë suksese të mëdha në karrierë.

Aristja bëri të ditur që së shpejti do të mbajë një koncert virtual, shkruan portali arbresh.info

Këtë koncert Dua Lipa, e ka planifikuar ta realizojë më 27 nëntor, ndërsa biletat për këtë koncert janë në shitje tash e sa ditë.

Përmes një postimi të fundit, babai dhe njëherësh menaxheri i saj, Dukagjin Lipa, bëri të ditur se biletat janë të qasshme edhe për Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

Screenshot 2 27

“Merre tiketën tënde tani ekskluzivisht në @festtix (linku në bio bio) për Dua Lipa / Studio 2054 performancën live”, shkruan ndër të tjera Lipa.

Screenshot 3 18

Dua ka paralajmëruar shumë befasi për këtë koncert, e një prej tyre është pjesëmarrja e yllit të muzikës pop, Miley Cyrus, me të cilën ka bashkëpunuar në këngën e re “Prisoner”. / arbresh.info/

The post Dua Lipa do të mbajë koncert virtual, biletat janë në shitje edhe për Prishtinë dhe vendet e rajonit appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente