September 18, 2021

Dua Lipa drejt karrierës si aktore

Shpërndaje lajmin

Dua Lipa është e njohur për hitet e saj muzikore. Këngëtarja me origjinë kosovare ka filluar karrierën e saj edhe në aktrim.

Krijuesja e hitit Don’t Start Now do të luajë në filmin Argylle të regjisorit Matthew Vaughn.

Dua do të luajë së bashku me Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson, raporton Daily Mail.

Skenari i Argylle do të shkruhet nga Jason Fuchs dhe do të prodhohet nga Adam Bohling dhe David Reid. Argylle bazohet në romanin e ardhshëm të Ellie Conway.

Ndërkohë, romani Argylle do të dalë në shitje në vitin 2022 kur xhirimet për filmin janë duke u zhvilluar mirë.

Gjatë muajit mars Dua la të kuptohej për një kthesë ‘të pashmangshme’ në aktrim kur zbuloi se po lexonte skenarë. Nuk kishte detaje të mëtejshme në lidhje me llojet e skenarëve që Lipa po lexonte për të bërë debutimin e saj ‘të pashmangshëm’ në aktrim.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *