“Dua të vras veten”/ Rama humb toruan: Vaksinat i sollëm me kuaj e arka domatesh nga Rinasi

Share

Kryeministri Edi Rama është vënë përballe presionit të analisteve sonte në ‘Open’ për ardhjen e vaksinave në mynyrë sekrete në vendin tonë.

Rama tha se vaksinat do vazhdojnë të vijnë në mënyrë sekrete, ndërsa ironizoi dhe me panelistët, ku tha se i kanë sjelle me kuaj nga Rinasi.

“Së pari vaksinat që kanë ardhur janë një pjesë e vaksinave që do vazhdojnë të vijnë në mënyrë jo transparente.

Duhet t’i thoshim vendit mik, jo mbaj ti se mediat këtu duan transparencë!

Një gjë të jetë e qartë, çdo flakon i vaksinës Pffizer, ka një kod. Janë si ari, dhe çdo flakon që del nga dyer e Pfifizer ka një rrugë dhe është e pamundur ta marrësh dhe ta devijosh nga rruga.

Destinacioni i vaksinës në një vend të BE, është e pamundur të ktheht në një destinacion ku ndodh cfarë do.

Në kategorinë ku unë futem, nuk jam pjesë e asaj që duhet të vaksinohet.

E bëra vetë për të thënë që kjo është vaksina e Pffizer që e injektoj dhe në trupin tim.

Nga rinasi deri në ISHP I sollëm me kuaj, pastaj I futëm në arka domatesh.

Ditën tjetëe unë kam fut një vakzinë në trupin tim, jashtë kushteve se dua të vras veten.

Këtu e mbyllim këtë se s;kam gjë tjetër”, shtoi Rama./CNA.al


Share

Komente