November 28, 2021

Dueli me Tiranën në Shkodër, Kukësi: Ju tregojmë situatën me stadiumin

Shpërndaje lajmin

Kukësi do të luajë kundër Tiranës të hënën prej orës 19:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha që ndeshja të zhvillohej në stadiumin e ri të Kukësit.

Kjo gjë ka qenë e pamundur dhe klubi i Kukësit ka dalë me një deklaratë: “Stadiumi është gati dhe për pak ditë do të rikthehemi në shtëpi pas një mungese relativisht të gjatë.

Klubi kishte kërkuar që ndaj Tiranës të luante në stadiumin e ri, por ekspertët kanë këshilluar që të luhet pak ditë më vonë sepse është shpejt për fushën.

Tapeti i ri u vendos 3 javë më parë dhe ende nuk është në gjendje optimale për ndeshje. Një ndeshje e parakohshme, do të shkatërronte fushën.

Në këtë mënyrë, ndeshja ndaj Tiranës u vendos të luhet ditën e hënë dhe pas shumë bisedimeve me FSHF, u vendos në Shkodër. Për të qenë më pranë tifozëve, klubi kërkoi të luajë në “Air Albania” megjithatë, ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi”.

Mbështetja e tifozerisë në Shkodër, do të ishte një ndihmë e madhe për ekipin tonë. Kemi treguar se bashkë jemi më të fortë dhe së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha”. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *