“Duhet investim në transformimin e Kadastrës”, Rama në Durrës: Është banka e pronave të shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Durrës në kuadër të turit të falënderimit për rezultatin historik në zgjedhjet e “14 Majit”, bëri bilancin e punëve që PS duhet të bëjë më mirë.
Rama tha se tashmë duhet të bëhet transformimin përfundimtar të Kadastrës.
“Tek kadastra ne duhet të bëjmë një transformim përfundimtar, është bërë punë tek kadastra po nuk është e pranueshme më, është bankë e nuk shkohet për ët punuar aty ku është drejtoria e kredive me diplome veterineri. Nuk ndodh kjo. Është banka e pronave të shqiptarëve. Ajo është banka e pronave e askujt tjetër. E gjithë ajo punë që është bërë për hartat nuk mund ta lemë të pambaruar. Këtë vend po nuk e bëri PS-ja nuk e bën askush tjetër nuk ka mundësi edhe sikur të dojë, ata të tjerët edhe po të duan nuk kanë mundësi nuk dinë s’kanë haber fare për 1001 arsye është vetëm kjo parti që mund ta bëjë, vetëm në këtë periudhë kohë mund të bëjmë kthesën përfundimtare. Durrësi është i rëndësishëm jo për Durrësin por për ekonominë e Shqipërisë,” tha Rama. r.t/