Duhet kohë për të provuar ç’ndodhi me Vis Martinaj, thotë gazetari
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati kujtoi se kanë kaluar 9 ditë nga ultimatumi i kryeministrit Rama për kupolën drejtuese të policisë sa i takon zbardhjes së ngjarjes së Ervis Martinajt.
Më herët në një komunikim me qytetarët dhe gazetarët, Rama iu përgjigj pyetjes së Ferhatit duke thënë se duhet të kemi durim pasi shumë shpejt do kemi dhe një përgjigje.
Sipas gazetarit do të duhet kohë për të pasur një provë konkrete që do të vërtetojë çfarë ndodhi me të shumëkërkuarin.
“Në përgjigjen e tij zoti Rama la të kuptohet se do të ketë një përgjigje zyrtare shumë shpejt, ndonëse autoritetet e kanë një përgjigje edhe aktualisht,” u shpreh Ferhati.
Ai tha se duhet pritur derisa të ketë prova konkrete që mbështesin këtë përgjigje që nën zë thuhet në korridoret e policisë apo në organet ligjzbatuese.
Gazetari pohoi se policia po heton dy pista: atë të rrëmbimit me qëllim eliminimin fizik dhe atë të inskenimit dhe largimit të Martinajt nga Shqipëria me dokumente false.
LEXONI GJITHASHTU:
Zhdukja e Ervis Martinajt/ Rama: Duroni, përgjigjen do e keni shumë shpejt