‘Duhet të goditen në kokë!’ – Këta janë arsyeja kryesore pse BE nuk i hoqi vi’zat për Kosovën

Shpërndaje lajmin

‘Këta politikanë Kosovarë duhet të goditen në kokë!’ – Ja arsyeja pse BE nuk i hoqi vi’zat për Kosovën
Bashkimi Evropian nuk po ia hap dyertë Kosovës, për shkak të kr imit të organizuar dhe korrupsionin. Kjo është pasoja që Kosova sot nuk ka liberalizim të vizave, pasi që, ka lulëzuar kri mi e korrupsioni për vite me radhë në Kosovë.
Kështu thotë ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava. Tërnava flet edhe për korrupsionin që ka ndodhur në doganën e Kosovës për vite me radhë, e kjo është një ndër pasojat që sot po i vuan Kosova.
Sipas tij, ky fakt flet për instalimin me dekada në këtë institucion me peshë të rrjetit kr iminal, nga i cili kanë përfituar me vite të tëra grupe të mafio-oligarkëve të lidhur me politikën e financuar nga nëntoka e kr imit të organizuar.
Tërnava pohon se, edhe pse nuk zbulohen shumë detaje, për të larguarit nga puna në këtë muajin e fundit nga Dogana e Kosovës, është fakt që aty ka pasur mjaft shumë k rim e korrupsion.
“Sipas informatës zyrtare, thuhet se bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disciplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës. Tutje në këtë njoftim theksohet se lufta kundër veprimeve të paligjshme, do të jetë objekt i angazhimit edhe në të ardhmen dhe veprimet e paligjshme që janë evidentuar në periudhën e kaluar do të hetohen dhe do të ndiqen e ndëshkohen sepse Dogana e Kosovës, si institucion me peshë për shtetin, dhe është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës”, shprehet Tërnava.
Sipas tij, në zbulimin e këtij lajmi thuhet se nuk ka vend për shqetësim nga veprimet e ngjashme, sepse në kuadër të stafit të Doganës së Kosovës ka vlera shumë të larta profesionale dhe me integritet, të cilat po bëjnë të mundur që me efikasitet të dalluar të luftohen dukuritë që dëmtojnë besimin dhe efikasitetin e organizatës.
“Andaj kërkojmë nga publiku që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës duke siguruar informata dhe dëshmi që adresojnë kontrabandën dhe korrupsionin. Për të evituar veprimet e ngjashme korruptive, për të cilat nuk zbulohen detaje, thuhet se Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin për pajisje të mençura e quajtur Dogana, zgjidhje kjo e cila paraqet një platformë të sigurt dhe të avancuar të komunikimit edhe me qytetarët dhe palët e interesuara që hetojnë sjellje abuzive, prandaj Dogana e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me publikun për të mundësuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës”, shprehet ai.
Tërnava pohon se, është me peshë dhe me interes të goditjes në kokë të k rimit të organizuar.
“Pra kr imi i organizuar duhet të goditet në kohë dhe të ketë thellim të hetimeve të përfshirjes së strukturave të instaluara ndër vite edhe Doganat e Kosovës, institucion në të ci lin aq shumë është investuar për ta ndërtuar, e tash duhet të luftojmë për ta pastruar dhe profesionalizuar e pavarësuar nga grupet kri minale të interesit të cilat e kanë shfrytëzuar për të abuzuar dhe pasuruar duke në dëm të shtetit.
Prioritet dhe detyrë e kësaj qeverie është ti ndërmerr të gjitha masat e spastrimit të k rimit në të gjitha institucionet si dhe organizatat punonjëse të Kosovës, që BE të bindet se Kosova po spastrohet nga kri met, si kusht për t’iu hapur dyert Kosovës drejt BE-së”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Leave a Reply

Your email address will not be published.