Duka e sheh pozitiv organizimin e Evropianit me Serbinë

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e sheh pozitiv organizimin e përbashkët të Evropianit U21 me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Ai në intervistën dhënë për “Opinion” ka thënë se shqiptarët dhe serbet duhet të jetojnë në paqe me njëri – tjetrin.
“Në synojmë të organizojmë një kampionat futbolli që është sportiv, por në fund të fundit edhe në këndvështrimin politik është një gjë pozitive. Në fund të fundit, duhet të jetojmë në paqe me njëri – tjetrin”, ka thënë Duka.
Intervista e plotë e Dukës dhënë për emisionin “Opinion” është publikuar të enjten në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pati reagime të ashpra pas zyrtarizmit të kandidaturës së përbashkët të Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *