Duma: Ne do të heqim taksat e naftës për të gjithë që qeveria ka vendosur me patëdrejtë

Share

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka thënë se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të heqin  taksën e naftës për të gjithë.

Duma përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se toka që punohet nuk do taksohet, ndërsa subvencioni do jetë për çdo fermer.

Postimi i plotë:

Nafta është me ujë!
Naftën merreni tek “miqtë”.
Jo ndihmë që nuk është nafta gjoja e ulur por të prish makina e mjete!
“Po prishim edhe makineritë që me shumë mund i kemi blerë.”
Ne do të heqim taksat e naftës për të gjithë që qeveria ka vendosur me patëdrejtë!
Toka që punohet nuk do taksohet! Subvencioni do jetë për çdo fermer.
Do të investohet në kanalizime me 50 milionë euro për çdo vit!
Më 25 Prill Shqipëria Fiton!


Share

Komente