Durrës| 98% e nxënësve në arsim profesional të punësuar në turizëm
Nxënësit e shkollave profesionale të Durrësit nuk kalojnë pushime verore. Ata punojnë në hoteleri-turizëm dhe fitojnë paga të larta.
Turizmi hotelier në Durrës është burimi kryesor i punësimit, veçanërisht gjatë sezonit veror. Nevoja që kanë këto biznese për punonjës, po plotësohet, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga të rinjtë e dy shkollave të Arsimit Profesional në qytetin bregdetar.
Referuar statistikave të institucioneve arsimore, 98% e nxënësve që ndjekin shkollat profesionale, kryesisht në degët e Hoteleri-Turizmit, janë të punësuar.
Edhe drejtuesit e zyrës arsimore thonë se orientimi drejt arsimit profesional mbetet një mundësi e mirë punësimi.
Për të tërhequr sa më shumë nxënës drejt arsimit të zanateve, në shkollat profesionale të qytetit u zhvillua Panairi i Aftësive të Nxënësve, ku u prezantuan disa prej projekteve dhe punimeve më të mira, gjatë këtij viti shkollor.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbahet Konferenca e Sigurisë në Turizëm, Kumbaro: Institucionet të jenë në këmbë!
Tokë pa taksa për gratë dhe të rinjtë, stimulohet investimi në agroturizëm