Durrës/ Shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit

Share

Vijon në Durrës shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Ky pallat i dëmtuar që po shembet me mjete të rënda ndodhet në lagjen nr. 5 të qytetit bregdetar pranë stadiumit ”Niko Dovana”.

Kujtojmë se tërmeti i dy viteve më parë ka qenë një ndër më shkatërruesit në vendin tonë duke sjellë shumë të vdekur e lënë shumë familje pa shtëpi./TCH/


Share

Komente