October 12, 2021

Durrësi “i mbuluar” me plehra, Xhaferaj: Pastrimi i qytetit dështoi nga arroganca, korrupsioni e paaftësia

Shpërndaje lajmin

Situata me plehrat në Durrës prej ditësh vijon të jetë problematike.

Me plehrat që po dekompozohen mbi trotuare dhe brenda kazanëve, situata po përfshin edhe periferinë e qytetit bregdetar.

Lexo edhe: Durrësi Cirk me plehrat, nga qendra në makinat e pastrimit

Në një komunikim për mediat, deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferaj reagoi me kritika ndaj qeverisë dhe pushtetit lokal. Ai theksoi se pastrimi i qytetit të Durrësit është kthyer në një dështim të madh për shkak të arrogancës , korrupsionit dhe paaftësisë së autoriteteve.

Lexo edhe: Durrësi peng i koncesionarit, plehrat sërish në rrugë, qytetarët: Jemi qelbur

“Pastrimi i qytetit është dështimi më i madh ku bëhet bashkë arroganca, korrupsioni dhe paaftësia., Të gjithë jemi dëshmitarë ku u bë bashkë qeverisja qendrore dhe ajo lokale dhe e shpallën Porto Romanon emergjencë. Por sot i gjithë Durrësi është bërë për tu shpallur emergjencë”, u shpreh Xhaferaj./abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *