Dy burra tentojnë të rrëmbejnë vogëlushen, qeni “hero” shpëton 2-vjeçaren

Shpërndaje lajmin

Dy burra u përpoqën të rrëmbenin një vajzë 2-vjeçare nga rruga teksa ajo ishte duke ecur me nënën e saj. Ata u ndaluan vetëm kur qeni hero i familjes vrapoi pas rrëmbyesve dhe kafshoi njërin nga burrat në këmbë.
Incidenti ndodhi në  Ringwood, Hampshire, rreth orës 10:40 të ditës së djeshme.
Të dy burrat ishin rreth të 30-tave.
Të dy kishin veshur kapele, njëri mbante veshur xhinse blu të çelët dhe tjetri të errëta.
Një zëdhënës i policisë së Hampshire tha: “Një gruaje dhe vajzës së saj dyvjeçare iu afruan dy burra të cilët treguan interes për qenin e saj.”
“Gruaja raportoi se një nga burrat më pas mori vajzën e saj dhe vrapoi me të drejt një banese aty pranë. Fëmija u lirua pasi qeni e kafshoi burrin në këmbë.”
Oficerët e policisë po përpiqen të zbardhin shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe po trajtohet si tentativë rrëmbimi.
“Oficerët tanë po kryejnë hetime të gjera në zonën lokale – duke përfshirë vizita shtëpi më shtëpi, CCTV dhe do të ketë patrulla me shikueshmëri të lartë në zonë për të siguruar komunitetin”, tha Inspektorja Janine Bradley.
Ata kanë kërkuar informacion nga personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published.