October 16, 2021

Dy euro për 18 mijë euro, skedinat e çmendura të EURO 2020

Shpërndaje lajmin

Katër tifozë parashikuan saktë rezultatin e ndeshjeve Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër. Ata vendosën skedina për barazimet 3-3, ndërsa njëri prej tyre shpenzoi vetëm 2 euro për të fituar 18 000

Pati të gëzuar dhe të dëshpëruar pas një tjetër mbrëmjeje. Ndërsa, tifozët zviceranë festonin në qendër të Lozanës dhe autobusi i skuadrës franceze kthehej në hotelin e bluve në Bukuresht, në katër qytete apo fshatra diku në Europë pati një gëzim të madh.

Katër qytetarë patën skedina fituese për dy ndeshjet e raundit të dytë, Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër.

Mediat njoftojnë se këta të katër parashikuan saktë se dy sfidat do të përfundonin në barazim 3-3 pas 90 minutave të kohës së rregullt, pavarësisht se çfarë do të ndodhte më vonë.

Njëri prej tyre madje kishte vendosur një skedinë me vetëm 2 euro, dhe prej saj fitoi plot 18 000 euro.

Barazimi 3-3 i Kroacisë me Spanjën e kishte kuotën 90, ndërsa koeficienti i barazimit 3-3 të Francës me Zvicrën shkonte në 100.

Kombinimi i të dyjave jepte kuotën 9 190, ndërsa të dy rezultatet erdhën në sekondat e fundit pas dramave të vërteta.

Në ndeshjen e pasdites, Mario Pashaliç barazoi në minutën e 3-të shtesë për Kroacinë, ndërsa në mbrëmje vonë, Mario Gavranoviç siguroi barazimin për Zvicrën gjithashtu në minutat shtesë. / abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *