Dy fëmijë vdesin nga një zjarr në Leuzingen të Bernës

Share

Një zjarr u raportua të dielën në mbrëmje në orën 22:40 në Leuzingen, Kantoni i Bernës. Punëtorët e shpëtimit që shkuan atje kanë parë tym të fortë dhe flakë që ngriheshin nga ndërtesa. Dy të rritur dhe një fëmijë kishin arritur të shpëtonin. Një fëmijë tjetër ishte larguar nga shtëpia vetë, raporton srf.ch.

Këta 4 persona kishin pësuar lëndime të lehta dhe u dërguan në spital me ambulancë.

Po ashtu edhe dy fëmijë të tjerë janë shpëtuar nga zjarrfikësit gjatë operacionit, transmeton albinfo.ch. Por, megjithë masat e shpëtimit të ndërmarra menjëherë, nuk qe e mundur t`u shpëtohej jeta dy fëmijëve tjerë që ndodheshin në shtëpi, shkruan policia e kantonit të Bernës.

80 zjarrfikës nga brigada e zjarrit rajonal Büren kanë luftuar zjarrin dhe e kanë shuar atë rreth orës 2:30 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch. Dy zjarrfikës të lënduar u desh të shkonin në spital për kontroll. Në aksion ishin disa ambulanca, dy helikopterë nga Rega dhe ekipi i kujdesit të kantonit të Bernës.

Shtëpia është dëmtuar rëndë pas zjarrit dhe nuk është më e banueshme. Komuniteti ka gjetur strehim të përkohshëm për banorët e prekur. Rruga kryesore përmes Leuzigenit ishte e mbyllur deri në orën 02:00 të mëngjesit.

Shkaku i zjarrit është i paqartë.

 

Komento

Recent Posts

  • autori ende në arrati
  • Kosovë
  • lajme
  • tragjedia ne Deçan

Autori i vrasjes së trefishtë në Deçan ende në arrati

48 mins ago