August 1, 2021

Dy gola dhe dy rekorde të tjera, Cristiano Ronaldo “mbret” dhe i jashtëzakonshëm

Shpërndaje lajmin

Dy gola dhe dy rekorde të tjera për Cristiano Ronaldon. 36-vjeçaru u tregua gjakftohtë në dy penalltitë, i ekzekutoi saktë të dyja dhe ndihmoi Portugalinë të kualifikohej si vend i tretë i grupit F pas barazimit 2-2 me Francën.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është ngjitur në kuotën e 109 golave me kombëtaren e tij, duke barazuar legjendën e Iranit, Ali Daei. Askush nuk ka shënuar me ekipet kombëtare më shumë se këta të dy, me CR7 që do e përmirësojë këtë rekord.

Ndërkohë, Ronaldo është ngjitur në shifrën e 5 golave, duke kryesuar renditjen e golashënuesve të Euro 2020. 21 gola numëron sulmuesi në Europiane dhe Botërorë bashkë, duke ia dalë të lërë pas Miroslav Klose dhe Gerd Muller. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *