November 29, 2021

Dy gola nga Bonucci, Juventusi mposht Lazion në “Olimpico” (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Lazios në Olimpico në kuadër të javës së 13 të Serie A  me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që tentuan disa herë të rrezikonin portën e “bardhezinjve”, por miqtë fitojnë një penallti me Moratan e cila kthehet në gol nga kapiteni Bonucci në minutën 23.

Ky do të ishte edhe goli i  vetëm i 45 minutave të para. Pjesa e dytë nis sërish më mirë për vendasit, por pa mundur të barazojnë shifrat.

Në minutën e 83 një kundërsulm i “Zonjës së Vjetër” me Chiasën i cili përfiton nga një daljë e gabuar e portierit e Reina e më pas një ndërhyrje e gabuar e spanjollit i cili shkakton penalltinë e dytë.

Është sërish Bunocci që merr përsipër ta ekzekutojë duke u treguar i saktë dhe duke vulosur fitoren.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi barazon me pikë pikërisht Lazion, 21 dhe pozicionohet në vendin e 6. /

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *