September 20, 2021

Dy ndërmarrje zvicerane të bioteknologjisë bëjnë përparim në trajtimin e Covid

Shpërndaje lajmin

Gjigandi farmaceutik zviceran Novartis njoftoi fillimin e provave klinike të fazës II dhe III mbi një trajtim anti-Covid që zhvilloi në partneritet me kompaninë bioteknologjike me bazë në Cyrih Molecular Partners, transmeton albinfo.ch.

Provat e reja me 400 pacientë do të vlerësojnë trajtimin, të quajtur “ensovibep”, pasi të kenë marrë rezultate pozitive në fazën I.

Rezultatet finale do të dihen në gusht dhe tani për tani tregohen me efekt të lartë, transmeton tutje albinfo.ch.

Ky është një nga dy barnat premtuese anti-Covid që po zhvillohen tërësisht ose pjesërisht në Zvicër.

Tjetra është një kombinim i antitrupave nga kompania zvicerane, Roche dhe Regeneron me bazë në SH.B.A. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *