Dy orë ankth dhe tmerr! Nën kërcënimin e thikës, 37-vjeçari mban peng në banesë nënën dhe motrën

0
Shpërndaje lajmin

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Një 37-vjeçar ka mbajtur peng për 2 orë, nën kërcënimin se do t’i vriste me thikë, nënën dhe motrën e tij.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Pas mbërritjes së policisë, është bërë e mundur që efektivët të neutralizojnë 37-vjeçarin e identifikuar si Gjergji Salla.
Mësohet se Salla ka probleme me shëndetin mendor dhe prej dy javësh kishte refuzuar të pinte ilaçe, gjë që ka sjellë dhe agresivitetin e tij./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *