September 24, 2021

Dy rajone në Gjermani nuk shënuan asnjë rast pozitiv me Covid-19

Shpërndaje lajmin

Dy rajone gjermane kanë raportuar zero raste COVID-19, një shenjë kjo suksesi ndërsa vendi lufton për të vënë sëmundjen nën kontroll brenda kufijve të tij.

Sipas Institutit “Robert Koch”, agjencia gjermane për Sëmundjet Infektive, Goslar në qendër dhe Friesland në veriperëndim të vendit raportuan sot “një mesatare prej zero rastesh për 100 000 banorë në shtatë ditët e fundit”, shkruan Dpa, transmeton Albinfo.ch.

Në mbarë vendin, Gjermania ka një normë prej rreth 22,9 raste për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve.

Ky është një përmirësim i dukshëm në krahasim me disa javë më parë, kur numri ishte rregullisht mbi 100 dhe rrethet individuale kishin numra rreth 300 ose më shumë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *