Dy shqiptaret që morën vëmendje gjatë ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid në Allianz Arena

0
Shpërndaje lajmin

Pa dyshim se kjo është një pamje e bukur që e gjithë bota e shikoi në transmetim të drejtpërdrejt në fundin e minutës së 37-të gjatë ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid në Allianz Arena, ku shihen dy shqiptare me flamurin kombëtar të Shqipërisë duke e bërë edhe shqiponjën me dorë, shkruan albinfo.ch.

Bayern Munich dhe Real Madridi u takuan në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (ndeshja u mbyll me barazim 2-2), ku prezent ishin edhe shumë shqiptarë.
E në stadiumin “Allianz Arena” ishin edhe dy bukuroshe shqiptare nga Kumanova, Azra Jashari dhe Rina Halili, me flamurin kuqezi, shkruan albinfo.ch.
Ato ishin duke e mbështet ekipin gjerman, pasi rrethoheshin nga mbështetësit e ekipit vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *