Dy skiatorët nga Shqipëria kualifikohen në finalen e Sllallomit, për herë të parë në histori

Share

151286084 863434201104737 5438826604542330077 n

Kuqezinjët, Kevin Qerimi dhe Erjon Tola janë kualifikuar në finalen e madhe të Sllallomit, shkruan albinfo.ch.

Para pak ditësh është mbajtur gara e parë e kuqezinjve në kualifikimet e Sllallomit të madh, Shqipëria mori pjesë me katër sportistë: Erjon Tola, Kevin Qerimi, Ezio Leonetti dhe Vasil Veriga.

Kevin Qerimi dhe Erjon Tola korrën suksese me rezultatet e tyre duke e futur Shqipërinë në histori, ku për të parën herë u kalifikuan dy sportistët në finalen e Sllallomit, shkruan tutje albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Kevin Qerimi dhe Erjon Tola u kualifikuan në 25 më të mirët në këtë garë.

Ndërkohë nesër (e diel) është finalja e madhe.

Nga ana tjetër Chiara di Camillo ka bërë surprizën e madhe duke u renditur në 60-të më të mirat e botës në Sllallom, midis 110 skiatorëve femra. Ka qenë një botëror shumë i sukseshëm për Shqipërinë dhe suprizat duket se mund të jenë të mëdha nesër me finalen e fundit. /Albinfo.ch.

9354c009 d110 4fcc bf65 db96ed4518fa

ed839a83 5211 4546 83b9 a98b092ccf26 1df8f39c ac22 4a9d 96eb e31e06b93c18 0104ac16 8ce9 497c 9e42 9f0f8f9879a2 cc55708a 11d8 412d 9086 df47e20bc826

 

IMG_6548


Share

Komente