October 16, 2021

Dy të arrestuar në Durrës për shitblerje të votës

Shpërndaje lajmin

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë dy persona në Durrës, të cilët po kryenin veprime të kundërligjshme kundrejt shitblerjes së votës.

Sipas Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krimet zgjedhore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik.

“Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundërligjshme kundrejt shitblerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfe me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës. Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme, raportojnë mediat vendore, transmeton Albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *