Dy viktima nga koronavirusi në Kosovë
Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkoha janë raportuar edhe 175 raste të reja me të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 467 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 37 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht, janë 2,184 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fluks në qendrat shëndetësore, mjekja: 10-15 të infektuar me COVID çdo ditë
Rreth 40% e testimeve për COVID pozitive