April 15, 2021

Dy vjedhje njëra pas tjetrës në Elbasan, hajdutët marrin motorin, por karburanti i lë në “baltë”

Shpërndaje lajmin

Një banesë është vjedhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC se disa persona të paidentifikuar kanë marrë nga banesa disa sende me vlerë, ndërsa të zotët e shtëpisë kanë denoncuar ngjarjen në polici.

Ndërkohë një tjetër vjedhje ka ndodhur në njësinë administrative  “Tregan” ku dyshohet se dy persona kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë disa materiale ndërtimi dhe një motor, të cilin janë detyruar ta lënë në rrugë pak metra larg banesës pasi nuk ka pasur karburant.

Pronari i motorit ka njoftuar policinë e cila po punon për kapjen e autorëve./mv.abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *