Dybala është i padëshiruar te Barça, Xavi: Një lojtar i mbivlerësuar dhe jo funksional

Shpërndaje lajmin

E ardhmja e Paulo Dybalas është në dyshim, pasi argjentinasi dhe Juventusi nuk kanë rënë dakort për rinovimin e kontratës.
Rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij sezoni, ndërsa kanë vazhduar edhe interesimet e para për shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Siç është raportuar prej ditësh në mediat e huaja, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid në La Liga dhe Chelsea, Arsenal dhe Tottenham në Premier League, janë të interesuar të transferojnë Dybalan, teksa Inter është në “pole-position” në Seria A.
Por një “bombë” vjen nga Spanja, ku “El Nacional” raporton se trajneri Xavi Hernandez ka vënë veton për Joya-n. Tekniku spanjoll sipas burimit në fjalë e konsideron Dybalan një lojtar të mbivlerësuar dhe që nuk funksionon për projektin e tij taktik.
Mbetet të shikohet se cila do të jetë e ardhmja e argjentinasit në sezonin e ardhshëm. /f.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published.