Dyshohet për sulme seksuale, ylli brazilian i futbollit Dani Alves nën hetim

Shpërndaje lajmin

Futbollisti brazilian Dani Alves është nën hetim për një sulm të dyshuar seksual që ndodhi në Barcelonë muajin e kaluar, konfirmoi të martën Gjykata e Lartë e Katalonjës.
“Gjykata numër 15 e gjykatës hetuese të Barcelonës ka hapur procedimin për një krim të dyshuar të sulmit seksual për shkak të një ankese të paraqitur nga një grua kundër një futbollisti për ngjarjet që dyshohet se kanë ndodhur në një klub nate të Barcelonës muajin e kaluar të dhjetorit”, thuhet në deklaratën e gjykatës.
“Çështja është në fazën hetimore dhe për momentin nuk kemi më shumë informacion”- shkruhet më tej.
Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi për CNN se akuzat kanë të bëjnë me Dani Alves.
Alves mohon çdo akuzë të ngritur ndaj tij.
Alves është një nga futbollistët më të dekoruar të gjeneratës së tij, pasi ka fituar tituj vendas në Spanjë, Itali dhe Francë. Ai gjithashtu fitoi tre tituj të Champions League me Barcelonën.
LEXONI GJITHASHTU: 

Salianji, tentativa për të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar? Flet deputetja e PD
Vritet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani, dyshimet e para
Gazetarja flet për goditjen e radhës së SPAK: Do të jetë majtas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *