Dyshohet se tentuan ta sulmonin nga Jemeni, luftanija franceze rrëzon dy dronë

0
Shpërndaje lajmin

Një luftanije franceze i ka rrëzuar dy dronë në Detin e Kuq, të cilët ishin lëshuar në drejtim të saj nga bregdeti i Jemenit, tha Ministria e Mbrojtjes e Francës të dielën.
Luftanija Languedoc e kishte vërejtur dhe pastaj shkatërruar dronin e parë rreth orës 21:30 të shtunën, ndërsa të dytin rreth orës 23:30, rreth 110 kilometra larg bregdetit të Jemenit.
Një anëtar i grupit huthi duke e mbajtur armën gjatë një marshi në Jemen në mbështetje të palestinezëve më 18 nëntor 2023.
Lëvizja Huthi e Jemenit tha të shtunën se do t’i sulmojë të gjitha anijet që shkojnë në drejtim të Izraelit, pavarësisht kombësisë së tyre, si dhe i paralajmëroi të gjitha kompanitë ndërkombëtare të transportit të mos bashkëpunojnë me portet izraelite.
Huthi, e mbështetur nga Irani, i ka sulmuar dhe kapur disa anije të ndërlidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe në ngushticën e vet, Baba l-Mandab, një rrugë detare përmes të cilës transportohet shumica e naftës botërore.
LEXONI GJITHASHTU:

Hamasi bën bilancin: Mbi 16 mijë palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Gaza
Sky News: Veto e SHBA ndaj rezolutës së OKB për armëpushim ngjall zemërim në Gaza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *