January 24, 2022

E bëri Rama për ujë të ftohtë, kush është kryebashkiaku socialist që u bë shembull mbledhje (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Situata e rënduar e mbetjeve në Shqipëri ka mbledhur kryeministrin Edi Rama me kryebashkiakët e vendit.

Kjo mbledhje është nisur me fjalën e ashpër të kryeministrit Rama i cili jo vetëm që nuk I kanë munguar kritikat por ka kërcënuar me arrestime kryebashkiakët të cilët përvec Shkodrës, janë të PS.

Gjatë fjalës së tij, ai paralajmëroi bashkinë e Lushnjes për arrestime pas shembjes së karburantit ditën e djeshme nga ana e IKMT.

Por jo vetëm kaq, duke marrë shëmbull mbi punën jo të realizuar sipas pritshmërive të kryeministrit Rama, ai deklaroi se bashkia e Himarës është shembulli perfekt për “gjumin” përballë mbetjeve.

Rama: Eshtë bërë problem i madh dhe do jetë i madh se çdo vit e më shumë rritet numri i turistëve. Kemi pamjet këtu që janë e përditshmja e bashkisë Himarë. Eshtë simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut.

Po kush është kryebashkiaku i Himarës?

Jorgo Goro është Kryetar i Bashkisë së Himarës.

Pasi emigroi në Greqi për 10 vite, u rikthye duke u angazhuar në një punë në Himarë.

Ndërkohë që u propozua si Kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë nga Partia Socialiste e Shqiperisë. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *