September 25, 2021

E BUJSHME/ Enis Bardhi zëvendëson Çalhanoglu?

Shpërndaje lajmin

Hakan Çalhanoglu u largua nga Milani në drejtim të Interit këtë verë duke lënë pas ndjenjë tradhëtie te tifozët dhe një boshllëk në mesin e fushës.

Kuqezinjtë janë hedhur menjëherë në merkato dhe po shqyrtojnë profilin e duhur për të mbuluar hapësirat e lëna nga lojtarit turk.

Në tryezën e klubit italian një kandidat i denjë për të zënë vendin e Çalhanoglu është Enis Bardhi. Sipas “Calciomercato”, “fantazia” e Milanit i besohet mesfushorit shqiptar, i cili ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv me Levanten e që u mbyll në mënyrën më të mirë me përfaqësimin dinjitoz në Euro 2020 me Maqedoninë e Veriut.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *