E BUJSHME/ Futbollisti që po shkëlqen në Itali bën kërkesë në FIFA për t’iu bashkuar Shqipërisë

Share

Insistimi i vetë trajnerit Reja për lojtarin në fjalë dhe angazhimi i FSHF-së, ka bërë që Bajrami të japë OK-in për nisjen e procedurave që të bëhet një futbollist i Shqipërisë.

Mirëpo, në qendër të të gjithë procedurave, është vetë futbollisti i cili për këtë hap të karrierës së tij, nevojitet të firmosë një kërkesë drejtuar FIFA-s me kërkesën për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë, duke e ndryshuar përfaqësuesen zvicerane, me të cilën ka qenë pjesë e skuadrave të moshave.

Këtë procedurë e ndoqi pak kohë më parë edhe Florian Kamberi. Në bazë të rregulloreve të FIFA-s, lojtarët kanë të drejtë në karrierën e tyre që të ndërrojnë vetëm një herë përfaqësuesen, nëse nuk kanë debutuar në ndeshje zyrtare me një kombëtare A.


Share

Komente