E BUJSHME/ Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, bien dakord për …

Shpërndaje lajmin

Në përfundim të raundit të tretë të negociatave Rusi-Ukrainë për luftën, palët po bëhen gati për takimin e radhës.
“Një raund i katërt negociatash me Ukrainën pritet në “të ardhmen shumë, shumë të afërt”, thotë një negociator rus , raporton Reuters.
Pas bisedimeve jo përfundimtare sot në Bjellorusi, negociatori rus Leonid Slutsky tha se një raund tjetër bisedimesh do të ndodhë së shpejti, por nuk dha një datë të saktë.
“Rundi tjetër, i katërt, do të zhvillohet në Bjellorusi në një të ardhme shumë të afërt“, tha Slutsky për televizionin shtetëror rus. “Nuk do të përmend ende datën e saktë. Do të përcaktohet, ndoshta nesër.”
Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur për përfundimin e rundit të tretë të negociatave Ukrainë – Rusi në Bjellorusi, duke thënë se nuk është arritur përparim që përmirëson shumë situatën.
“Ka përparim në përmirësim të logjistikës së korridoreve humanitare… konsultimet intensive kanë vazhduar për armëpushim dhe garanci për sigurinë”, ka thënë ai në Twitter.
Përmes një videoje ai ka bërë të ditur se negociatat do të vazhdojnë për të diskutuar armëpushimin. Edhe Ambasada ruse në Minsk, ka njoftuar për përfundim të bisedimeve, përmes një postimi në Telegram. Takimi raportohet se ka zgjatuar rreth tri orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.