January 11, 2022

E bujshme/ Po jepte deklaratë për mediat, arres tohet ish-kryeministri(VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Policia sllovake arre stoi ditën e djeshme ish-kryeministrin Robert Fico para kamerave televizive që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë. Në momentin e arre stimit ish-kryeministri po jepte një deklaratë për mediat për të nisur një protestë, pavarësisht kufizimeve në përmasat e turmës.

Edhe tubimet publike aktualisht janë të ndaluara në vend, i cili ka një nga nivelet më të larta të infeksionit me koronavirus në botë pas një rritjeje rekord në nëntor.

Çdo tubim publik me më shumë se gjashtë persona aktualisht është i ndaluar sipas rregullave anti-COVID të Sllovakisë. Fillimisht ishte e paqartë nëse Fico do të përballej me ndonjë akuzë.

Policia tha se do të japë detaje të tjera rreth arre stimit të premten.

Protesta vazhdoi gjithsesi, me një kortezh makinash që u binin borive, duke kaluar nëpër kryeqytetin, Bratislavë. Fico tha se tubimi përputhej me kufizimet sepse përbëhej kryesisht nga makina.

“Unë u ndalova dhe më ak uzuan për nxitje. Është absurde. Ky është fundi i demokracisë. Unë nuk kam nxitur asgjë,” u tha Fico gazetarëve pasi u lirua.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *