‘’E çuditshme‘’! Kurrë s’ka ba vaki që serbët ne protesta me i pas parullat me emrin e një politikani shqiptar, si me Kurtin

Shpërndaje lajmin

Analisti Ilir Mirena, ka shprehur habinë se si protestuesit serbë në protestat në veri dhe Graçanicë mbanin parullat me emrin e kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Mirena, përmes një postimi në Facebook e cilësoi si të çuditshme faktin që serbët në protestat e sotme kishin parullat me emrin e Kurtit.
‘’ E çuditshme! Kurre s’ka ba vaki qe serbet ne protesta me i pas krejt parullat me emrin e nje politikani shqiptar, si sot ne Mitrovice me emrin e Kurtit’’, shkroi Mirena.
Kujtojmë se sot në Veri dhe në Graçanicë serbët kanë mbajtur protesta për shkak të shkarkimit të Stefanovic.
Suspendimi i Stevanovic vjen pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Serbisë, bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vucic.
Vucic, ka thënë se me urdhër të Albin Kurtit, Biljana Stefanovic është hequr nga pozita e saj si gjykatëse. E sipas tij, planifikohet edhe shkarkimi i zyrtarëve policorë që kanë marrë pjesë në takimin e Këshillit në Beograd./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.