E DHIMBSHME/ Iu prenë gjymtyrët prej COVID-it, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Interit

Share

Bota e futbollit qan Mauro Beluxhin. Ish-lojtari i Interit, Bolonjës dhe Napolit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital të Milanos.

Beluxhi i cili mbushi 71-vjeç më 7 shkurt, i’u prenë gjymtyrët e poshtme për shkak të infektimit me COVID-19.

Mauro Beluxhi i cili u shpall kampion me Interin në sezonin 1970/71, ishte shtruar në spital më 4 nëntor 2020 për shkak të pozitivitetit me koronavirus, të cilit iu detyruan ti hiqnin gjymtyrët e poshtme dhe pas heqjes së tyre, shëndeti i tij u përkeqësua dita-ditës, deri sa sot ndërroi jetë për arsye të virusit të tmerrshëm.


Share

Komente