November 28, 2021

E FUNDIT/ Parlamenti Europian, 1 minutë heshtje për 46 shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e ditës së djeshme

Shpërndaje lajmin

Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë së një ditë më parë me 46 të vdekur në Bullgari.

Deputetët e PE-së nderuan viktimat e kësaj tragjedie, ku pjesa dërrmuese ishin shqiptarë, duke u ngritur në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje pas thirrjes së bërë nga Presidenti David Sassoli.

Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Europian dhe timen personale, dêshiroj të dërgoj tê gjithê solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve tê Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, tha ai.

Vijon..


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *