April 19, 2021

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Shpërndaje lajmin

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës, në lagjen nr.4 të këtij qyteti.

Si pasojë dyshohet se ka mbetur i plagosur një person. Sipas burimeve policore kemi të bëjmë me një shkëmbim zjarri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *